Lidhje

Prespektivat e referendumit për pavarësinë e Malit të Zi


Mali i Zi, me një territor malor, njëkohësisht bregdetar dhe jo fort të populluar, do të mbajë një referendum për të shpallur pavarësinë nga konfederata e pëbashkët me Serbinë. Të dy vendet janë ajo që ka mbetur nga ish-Jugosllavia.

Republika e Malit të Zi do të ishte shteti më i ri evropian. Sipas studimeve të Bashkimit Evropian, në se 50 për qind e votuesve malazezë marrin pjesë në referendum dhe në se 55 për qind e tyre votojnë pro, pavarësia do të njihej nga komuniteti ndërkombëtar. Miodrag Vlahoviç, Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, pret që referendumi do jetë i sukesesshëm dhe se menjëherë pas tij, do të shpallet pavarësia e Malit të Zi. "Unë personalisht do të preferoja që data për mbajtjen e referendumit të jetë 13 korriku, që është një datë shumë e rëndësishme për ne, ashtu sikurse 4 korriku për Amerikën. Më 13 korrik të vitit 1878, Kongresi i Berlinit e shpalli zyrtarisht Malin e Zi shtet të pavarur".

Mali i Zi vazhdoi të jetë i pavarur, deri në vitin 1918, kur nga bashkimi i tij me 5 shtete të tjera sllave, u krijua Jugosllavia. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë pas luftrave të e viteve ’90, në vitin 2002, u krijua konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi. Mali i Zi ka vetëm 600 mijë banorë. Ai është praktikisht i pavarur, meqenëse përdor monedhën e vet dhe nuk pranon të marrë urdhëra nga Serbia.

Ministri i Jashtëm Vlahoviç thotë se pavarësisht se cili do të jetë rezultati i referendumit, lidhja e vendit të tij me Serbinë ka marrë fund. "Bashkimi shtetëror, në fakt nuk funksionon aktualisht, ai ka mbetur si një kufomë".

Anketimet tregojnë se votimi për referendumin do të dalë me një diferencë të ngushtë. Aktualisht, rreth 43 për qind e popullsisië janë në favor të pavarësisë dhe 31 për qind e kundërshtojnë atë, ndërsa 24 për qind janë të pavendosur.

Vladimir Gligorov është ekspert për Ballkanin në Insitutin e Ekonomisë Botërore në Vjenë. Ai mendon se rezultati i votimit është i paparashikueshëm. "Nuk duhet nënvleftësuar kurrë ndjenja që ka populli se ky është një shans historik për të dhe vendin". Zoti Gligorov thotë se referendumi do të ketë ndikime të rëndësishme në Malin e Zi, në Serbi dhe në mbarë Ballkanin. Sipas tij, një votë pro, do të sillte një rezultat më të qëndrueshëm. "Një rezultat negativ, në fakt nuk zgjidh asgjë. Ditën e ardhshme duhet filluar të mendohet se cilat do të jenë marrëdhëniet me Serbinë".

Opozita në Mal të Zi, që është pro bashkimit me Serbinë, thotë se do të pajtohet me rezultatin e referendumit, por udhëheqësi i saj, Predrag Bulatovic, ka bindjen se shumica e njerëzve do të votojnë kundër referendumit: "Mendoj se pas 21 majit konfederata do të vazhdojë të ekzistojë, pasi ky është vullneti i popullit".

Serbia thotë se do ta pranojë rezultatin e votimit të popullit malazez. Serbët dhe malazezët kanë gjuhë dhe fe të njëjtë. E shqetësuar më tepër me problemin e pavarësisë së Kosovës, që ajo e konsideron më të rëndësishëm, Serbia deri tani nuk është përfshirë direkt në çështjen e referendumit në Mal të Zi. //rd//

XS
SM
MD
LG