Lidhje

Natalie Portman hakmerret në Vendeta


Një film me aksion i vendosur në të ardhmen, ku një regjim totalitar sundon popullin britanik, paralajmëron për rreziqet që sjell korrupsioni, kontrolli dhe shtypja nga ana e një qeverie, individi apo organizate. Filmi është frymëzuar nga një një revistë me karikatura komike që u botua për pak kohë në vitin 1981 dhe ka për regjisor James McTeigue.

Kur jeta e një gruaje të re, Evey, është në rrezik, asaj i vjen në ndihmë një burrë me maskë i njohur si njeriu V. Një njeri kompleks, V i luajtur nga Hugo Weaving, është mjaft karizmatik dhe një intelektual mjaft i ndjeshëm që i ka kushtuar jetën luftës për të çliruar popullin e tij nga ata që e kanë skllavëruar vendin. Por ai është gjithashtu një njeri i nxitur nga etja për hakmarrje. Gruaja e re që sapo i ka shëptuar jetën, luajtur nga Natalie Portman, pasi meson se kush është njeriu V, vendos të bashkëpunojë me të për të rrëzuar qeverinë e kapluar nga korrupsioni dhe mizoritë.

Vendeta, që do të thotë hakmarrje, cilësohet nga kritikët se mundë të jetë një nga filmat me aksion më të mirë të vitit . Ndërkohë po sot del në kinema edhe filmi "Find Me Guilty"...Më gjej fajtor...i bazuar në jetën dhe përplasjet me ligjin të mafias italiane në New York dhe New Jersey.

Ishte një nga proceset gjyqësore më të gjata në historinë e Amerikës. Pas dhjetë vite hetimesh federale, 20 anëtarë të familjes mafioze Lucchese janë sjllë para drejtësinë nën 76 akuza të ndryshme. Por vendosmëria e qeveria amerikane për të dënuar njërën nga familjet më të mëdha mafioze në vend, sfidohet nga një i akuzuar që vëndosë të bëjë gjënë më të pabesueshme....të mbrojë veten.

Giacommo DiNorscio, që njihet me nofkën Jackie Dee, është pjestar i familjes së njohur mafioze Lucchese. I denuar me 30 vjet burg, Jackit i ofrohet një shans për të shkurtuar dënimin me kusht që të kallzojë bashkëpunëtorët e tij në krime...gjë të cilën ai refuzon ta bëjë.

Duke mbrojtur veten dhe përdorur një gjuhë të spikatur në proceset gjyqësore, ai dhe pjesëtarët e familjes arrijnë të zgjasin gjykimin e çështjes për rreth 21 muaj gjatë viteve 1987-88. Të 20 të akuzuarit kanë 20 avokatë mbojtës, nga një secili dhe gjykata ka tetë juri të ndryshme për të menjanuar kërcënimet apo mitmarrjen. Edhe pas 20 vitesh të mbylljes së çeshtjes, avokatët mbrojtës vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e gjykatës. Filmi ka për regjisor Sidney Lumet.

XS
SM
MD
LG