Lidhje

Ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, varroset të shtunën në Pozharevac


Ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, do të varroset të shtunën tek shtëpia e familjes së tij në qytetin Pozharevac, në lindje të Beogradit.

Anëtarë të Partisë Socialiste të zotit Millosheviç thanë se djali i tij, Marko, dhe e veja e tij, Mira Markoviç do të mbeten në Moskë, kështu që ata nuk do të marrin pjesë në funeralin privat.

Të dy kanë shprehur frikën se do të arrestohen nëse kthehen në Serbi. Sllobodan Millosheviçi vdiq të shtunën e kaluar në qelinë e një burgu pranë Hagës. Ai po gjykohej nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Përkrahës të ish-udhëheqësit jugosllav kanë akuzuar se ai ishte helmuar. Kryetari i gjykatës së OKB-së për krime lufte, gjykatësi Fausto Pocar, tha se analizat e gjakut konfirmuan se ai kishte vdekur nga një goditje në zemër. Analizat nuk gjetën shenja helmimi.

Sllobodan Millosheviçit i është mohuar funerali shtetëror. Gjatë dy ditëve të fundit, arkivoli me trupin e tij ka qendruar për homazhe publike në një muze të periudhës komuniste në Beograd.

XS
SM
MD
LG