Shtëpia e Bardhë nuk e njohu zgjedhjen e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe bëri thirrje për përsëritjen e zgjedhjeve.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se votimi i djeshëm ishte i manipuluar dhe u zhvillua në atë që ai e quajti “një klimë frikësimi”.
Vëzhguesit evropianë po ashtu i kritikuan votimet duke thënë se ato u karakterizuan nga kërcënimet dhe ndalimi në shkallë të gjerë i veprimtarëve të opozitës.
Komisionerja Evropiane për Marrëdhëniet me Jashtë, Benita Ferrero-Valdner, tha se ka shumë të ngjarë që zyrtarët të miratojnë sanksione, si për shembull ndalimin e vizave për zyrtarët e lartë bjellorusë.