Lidhje

Irak: të paktën 36 të vrarë në luftimet e së dielës


Të paktën 16 irakianë mbetën të vrarë në një sulm të mbështetur nga forcat amerikane kundër një zone shiite pranë lagjes Qyteti Sadër në pjesën verilindore të Bagdadit.

Ushtria amerikane thotë se forcat speciale irakiane kryen sulmin për të shpërndarë një celulë terroriste, duke vënë në dukje se në sulm mbetën të vrarë 16 “kryengritës”. Por, ndihmës të klerikut radikal shiit, Moktada al-Sadër, akuzuan trupat amerikane për vrasjen e më shumë se 20 personave të pafajshëm në një xhami.

Forcat e koalicionit thanë se gjatë operacionit nuk kishin dëmtuar apo hyrë në ndonjë xhami.

Dhe policia irakiane thotë se 20 irakianë shiitë mbetën të vrarë në përpjekjet me armë, të nxitura nga një bastisje nga forcat amerikane në një xhami.

Ndërkohë, autoritetet irakiane thonë se forcat amerikane arrestuan 40 anëtarë të personelit të forcave irakiane të sigurimit pas bastisjes së një bunkeri ku po mbaheshin 17 të huaj.

XS
SM
MD
LG