Lidhje

Persona të maskuar si policë vrasin 8 persona në Bagdat


Persona të armatosur të veshur në uniformën e policisë speciale irakiane vranë sot 8 punonjës gjatë një sulmi kundër një dyqani pajisjesh elektronike në Bagdat.

Mes të vrarëve ishin edhe 3 gra. Të paktën 6 veta u plagosën. Ky është sulmi më i fundit në lagjen e pasur Mansur dhe kryhet pasi persona të armatosur rrëmbyen këtë javë më shumë se 30 irakianë në Bagdat. Në veri të kryeqytetit afër Kirkukut, nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës u vranë 3 ushtarë irakianë.

Po sot, autoritetet ushtrake amerikane thanë se 3 kryengritës u vranë dje kur një aeroplan pa pilotë hapi zjarr me një raketë kundër tyre, ndërsa ata po vendosnin një bombë në anë të rrugës afër bazës ajrore në Balad. Po dje në aktwe të tjera dhune, 2 ushtarë amerikanë humbën jetën në incidente të veçanta. //rd//

XS
SM
MD
LG