Lidhje

Iran: Autoritetet u japin fund operacioneve të shpëtimit


Autoritetet iraniane thonë se u kanë dhënë fund operacioneve të shpëtimit dhe se e kanë përqëndruar vëmendjen në personat që shpëtuan gjallë pas tërmetit të djeshëm, nga i cili gjetën vdekjen 70 vetë dhe u plagosën rreth 1 mijë e 200 të tjerë.

Autoritetet thonë se deri nga orët e vona të mbrëmjes do të shpërndajnë tenda për ata mijëra banorë të mbetur pa strehë nga tërmeti që tronditi provincën perëndimore Lorestan.

Një ekip i Kombeve të Bashkuara është nisur për në Iran, për të dërguar ndihma dhe për organizimin e shpërndarjes së ndihmave. Në ekip ka ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Fondit të OKB-së për Fëmijët.

Irani nuk i është përgjigjur publikisht ofertës së Shteteve të Bashkuara për të dërguar batanije, rezerva uji dhe tenda për deri 100 mijë vetë. Nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns ia bëri dje këtë ofertë ambasadorit iranian në Kombet e Bashkuara, Javad Zarif. //ad//

XS
SM
MD
LG