Lidhje

Presidenti izraelit fillon bisedimet për formimin e qeverisë së re


Presidenti izraelit Moshe Katsav filloi bisedimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re koalicioni.

Zoti Katsav pritet të takohet sot me drejtues të Partisë Kadima që fitoi 29 vende në parlamentin me 120 anëtarë në zgjedhjet e së mërkurës. Ai pritet gjithashtu të takohet me udhëheqës të partisë laburiste që doli e dyta në votime.

Vëzhguesit politikë thonë se Kadima do të rekomandojë që drejtuesi i saj, kryeministri në detyrë Ehud Olmert të emërohet zyrtarisht në postin e kryeministrit dhe të ngarkohet me formimin e qeverisë.

Kadima i ka filluar jozyrtarisht negociatat me partnerët e mundshëm të koalicionit. Zoti Olmert ka thënë se partnerët e koalicionit duhet ta pranojnë planin e tij për tërheqje të njëanshme nga Bregu Perëndimor. //ad//

XS
SM
MD
LG