Lidhje

Mijëra peligrinë e bëjnë homazhe Gjon Palit të Dytë


Papa Benedikti i bëri nderime paraardhësit të tij, Papa Gjon Palit të Dytë, i cili vdiq si dje një vit më parë.

Mijëra peligrinë u mblodhën në Sheshin Shën Pjetri për t’i bërë homazhe njeriut që udhëhoqi katolikët e botës për 26 vjet. Gjatë ditës, shumë peligrinë vizituan varrin e tij nën basilikën Shën Pjetri.

Sheshi Shën Pjetri u mbush mbrëmë me peligrinë që mbanin qirinj dhe shumë prej tyre valvitnin flamurë polakë. Kardinali Kamilo Ruini, presidenti i konferencës italiane të ipeshkëve, drejtoi vigjiljen e mbrëmjes me lutje, himne dhe lexime të prëzgjedhura nga shkrimet e Gjon Palit të Dytë, nga poezitë, librat dhe predikimet e tij.

Papa Benedikti u paraqit në dritaren e studios së tij dhe u bashkua me peligrinët në recitimin e uratëve. Ishte një kujtim i lutjeve solemne të besimtarëve në të njëjtën kohë vitin e kaluar nën apartamentin e Gjon Palit të Dytë.

Në orën 9 e 37 minuta, koha e vdekjes së Gjon Palit, Papa Benedikti u foli besimtarëve duke thënë se kishte kaluar një vit që nga vdekja e paraardhësit të tij, por kujtimi i tij vazhdon të jetë gjallë: “Gjon Pali i Dytë, tha Papa Benedikti, vazhdon të jetë i pranishëm në mendjet dhe zemrat tona, ai vazhdon të kumptojë dashurinë e tij për Zotin dhe dashurinë e tij për njerëzit.”

Papa Benedikti tha se dy fjalë mund të përmbledhin jetën dhe misionin evangjelik të Gjon Palit të Dytë: besim dhe përkushtim. Këto fjalë, tha udhëheqësi shpirtëror i Kishës katolike, u dukën edhe më bindëse gjatë muajve të fundit të jetës së tij në këtë botë: “Gjon Pali i Dytë, tha papa, i përballoi problemet shëndetësore me kurajo dhe i bëri të gjithë më të vëmdenshëm ndaj dhimbjeve njerëzore. Vlera e një njeriu, theksoi ai, nuk varet nga efektshëmia apo paraqitja e tij e jashtme, por nga karakteri i tij.”

Po dje, Papa Benedikti tha se paraardhësi i tij ka lënë një gjurmë të thellë në historinë e kishës dhe të njerëzimit. Papa Benedikti do të thotë hënën pas dite një meshë të shkurtër në basilikën Shën Pjetri.

Gjon Pali i Dytë ishte papa i parë polak dhe i pari joitalian në 450 vjet që udhëhoqi Kishën Katolike. Ai u zgjodh në këtë post në kulmin e Luftës së Ftohtë. Ai fitoi respektin dhe admirimin e jokatolikëve për përpjekjet e tij për t’u shtrirë dorën besimeve të tjera dhe pakicave

XS
SM
MD
LG