Lidhje

Tëmthi i rikrijuar në laborator; Diagnostikimi i sklerozës nëpërmjet syrit;Virusi që shkakton mbipeshën


Tëmthi i rikrijuar në laborator

Për herë të parë shkencëtarët amerikanë kanë rikrijuar tëmthin, një nga organet më të ndërlikuara të njeriut. Tëmthi i krijuar nga qeliza të rritura në laborator, i hap rrugën zhvillimeve të tjera premtuese për rikrijimin e organeve të tjera përfshi zemrën. Sipas revistës Lancet, transplantimi i tëmthit të rikrijuar në laborator u krye tek 7 pacientë nga katër në 19 vjeç. Ekipi i mjekëve në spitalin e fëmijëve në Boston e kreu për herë të parë këtë procedurë që në vitin 1999, por mjekët donin të siguroheshin se një organ i tillë do të sillte të njëjta rezultate të mira edhe tek pacientë të tjerë, pastaj të shpallnin rezultatet.

Diagnostikimi i sklerozës nëpërmjet syrit

Në një laborator të universitetit të Houstonit në Teksas, shkencëtarët kanë ndërmarrë një studim në fushën e diagnostikimit të sëmundjes së sklerozës së shumëfishtë. Mjekët thonë se sa më shpejt që zbulohen shenjat e sklerozës së shumëfishtë aq më të mira janë mundësitë për diagnostikimin e herëshëm të kësaj sëmundjeje. Dhe shenjat e para shkencëtarët thonë se mund të dallohen në sy. Pra duket se mjekët okulistë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zbulimin e simptomave të para të kësaj sëmundjeje duke studiuar syrin e pacientit me mjete të zakonëshme dhe me mjete të teknologjisë së lartë.

Doktoresha Xhejd Shifman përdor një paisje të teknologjisë së lartë, e panjohur në klinika apo laboratorë të tjerë. Ajo thotë se nëse mjeku nuk arrin të dallojë shenjat e herëshme të sklerosës së shumëfishtë, ai humbet mundësinë më të mirë për të diagnostikimin e herëshëm të saj. Skot Mekadam vuan nga skleroza e shumëfishtë, që atij iu shfaq kur ishte 20 vjeç. Ai thotë se e ka të vështirë të kryejë edhe veprimet më të thjeshta si për shembull të mbajë pirunin e lugën. Skot, ashtu si shumë të tjerë që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë, ka humbur shikimin. Shpesh personat me këtë sëmundje shikojnë turbullt ose figura në forma të dyfishtë. Në këtë klinikë në Houston, mjekët përdorin prizma plastikë për të parë nëse ato japin rezultat dhe pastaj i pajisin zyzet me prizma të tillë. Me këto syze pacientët rifitojnë shikimin normal. Kur dikush humbet shikimin e njërit sy, kjo mund të jetë një shenjë e herëshme e sklerozës së shumëfishtë.

Doktoreshë Shifman thotë se shenja fillon me një dhimbje të lehtë në njërin sy, humbje shikimi për pak çaste dhe pastaj shikimi kthehet përsëri.

Virusi që shkakton mbipeshën

Ndërkohë shkencëtarët thonë se mbipesha mund të jetë një sëmundje virusale. Ata thonë se gjatë eksperimenteve me pula në laborator kanë vënë re se një virus i ngjashëm me atë që gjendet edhe tek njerëzit, ndikon në shtimin e dhjamit tek shpendët.

Për mbipeshën njerëzit shpesh fajësojnë ushqimin e tepërt dhe plogështinë, por rezultatet e disa kërkimeve tregojnë se në disa raste mbipesha mund të shkaktohet nga virusi. Shkencëtarët thonë se lloji i viruseve që shkaktojnë të ftohurit në gjoks dhe skuqje të syve, kanë të ngjarë se ndikojnë edhe në shtimin e dhjamit në trup. Mjekja Leah Vighan pranë universitetit të Viskonsinit thotë se ekzistojnë mbi 50 viruse të llojit adeno që prekin njerëzit. Kërkimet në laborator u përqëndruan në disa prej këtyre viruseve për të parë sesa ndikojnë ata në shtimin e peshës trupore tek kafshë të ndryshme. Mjekja Vigham infektoi disa pula me lloje të ndryshme virusi adena dhe pastaj e krahasoi sasinë e dhjamit të tyre atë të pulavetë painfektuara. Rezultati tregoi se virusi i quajtur AD-37 nxi shtimin e dhjami. Pulat e infektuara me këtë virus kishin 2 herë më shumë sasi dhjami sesa pulat e painfektuara. Kërkime të mëparëshme kanë treguar se 30 përqind e njerëzve me mbipeshë trupore janë të infektuar me virusin AD-36, i ngjashëm me virusin AD-37. Ndërkohë që ende nuk është e qartë se në ç’mënyrë një virus mund të ndikojë në shtimin e dhjamit, eksperetë si Frank Grinuei mendojnë se virusë të tillë mund të ndihmojnë në shtimin e mbipeshës, por jo se e shkaktojnë atë. Edhe mjekja Vigham thotë se për të arritur në një përfundim të plotë se viruset shkaktojnë mbipeshën, nevojiten kërkime të tjera.

XS
SM
MD
LG