Lidhje

Përmbytje në Evropën Qëndrore


Ujrat e lumit Elba dhe të lumenjve të tjerë vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje në Evropën Qendrore. Vendet më të prekura deri tani janë Çekia, Austria dhe Gjermania.

Në mesnatë ujrat e lumit Elba arritën pikun duke u ngritur rreth 8 metra mbi nivelin. Mijëra banorë nuk po kthehen dot në shtëpitë e tyre në rajonin Usti të Çekisë, ndërkohë që si rezultat i përmbytjeve në pjesë të tjera të këtij vendi, të paktën një mijë të tjerë janë evakuar.

Hungaria nga ana e saj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa uji filloi të mbulojë pjesë të Budapestit që ndodhen nën nivelin e detit. Lumenjtë po dalin nga shtrati si rezultat i prurjeve nga shirat dhe shkrirja e dëborës. //rd//

XS
SM
MD
LG