Lidhje

Ministri i jashtëm palestinez tërheq një deklaratë që mund të nënkuptonte njohjen e Izraelit


Ministri i jashtëm palestinez, Mahmud al-Zahar, tërhoqi një deklaratë që me sa dukej i referohej ekzistencës së dy shteteve si zgjidhje e konflitit izraelito-palestinez, shprehje që mund të nënkuptojë njohjen e shtetit hebre.

Zyrtarë të grupit ekstremist Hamas mohuan dje se al-Zahari i ishte referuar kësaj ideje në një letër që i dërgoi këtë javë sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan. Në letër, zoti al-Zahar thotë se palestinezët kërkojnë të jetojnë në liri me fqinjët e tyre.

Hamasi ka hedhur poshtë thirrjet për të hequr dorë nga dhuna dhe për të njohur Izraelin.

Ndërkohë, kryeministri palestinez, Ismail Haniyeh, tha dje në takimin e parë të kabinetit të plotë të qeverisë së tij të udhëhequr nga Hamasi se thesari palestinez është i boshatisur.

Por, Ministri i Financave Omar Razek tha se shpreson të marrë 80 milionë dollarë nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të ndihmuar në pagimin e rrogave të 140 mijë punonjësve të Autoritetit Palestinez.

XS
SM
MD
LG