Lidhje

Në Bosnje fillojnë gërmimet për një objekt që mund të jetë piramidë


Në Bosnje filluan sot gërmimet për atë që mund të jetë piramida e parë e zbuluar në Evropë, e ndërtuar nga një civilizim që mbetet për t’u zbuluar.

Një ekip ekspertësh, përfshirë arkeologë dhe gjeologë, filluan gërmimet në një tunel që mendohet se të çon në njerën prej ddy kodrave në formë piramide në afërsi të qytetit Visoko, rreth 30 kilometra në veri të Sarajevës.

Drejtuesi i grupit të ekspertëve tha vitin e kaluar, se kodrat janë të ngjashme me piramidat në Amerikën Qendrore. Imazhet me satelit të kodrave lenë të kuptohet se ato mund të jenë struktura të ndërtuara nga dora e njeriut.

Gërmimet pritet të zgjasin 7 muaj dhe të kushtojnë rreth 150 mijë dollarë. Banorët e Visokos ndërkohë nuk po presin konfirmim fizik të piramidave. Ata kanë filluar ta quajnë njerën prej kodrave, “Piramida e Diellit” dhe kanë filluar të shesin suvenire me imazhet e tyre.//lk

XS
SM
MD
LG