Lidhje

Katër të vrarë dhe pesë të plagosur nga një shpërthim në Bakuba


Dhuna sektare në Irak u mori jetën katër vetave pranë një xhamie suni në qytetin Bakuba, në veri të Bagdadit. Policia tha se pesë të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili ndodhi pas lutjeve të së premtes.

Ndërkohë, krerët e tri partive kryesore politike po përgatiten për seancën parlamentare të së hënës. Në fillim të kësaj jave, kryetari i përkohshëm i parlamentit, Adnan Paçaçi, tha se ligjvënësit do të mblidhen në përpjekje për të zgjidhur problemin se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Një zëdhënës shiit tha se anëtarët e aleancës shiite do të takohen para seancës parlamentare për të diskutuar se kush duhet t’i mbushë disa nga postet e rëndësishme qeveritare, duke përfshirë postin e fuqishëm të kryeministrit.

Politikanët kurdë dhe arabë suni e kundërshtojnë kadidatin shiit, kryeministrin e tanishëm Ibrahim Al-Jafari. Ata thonë se ai nuk ka bërë sa duhet për të ndaluar dhunën sektare në vend.

XS
SM
MD
LG