Lidhje

Presidenti i Egjiptit përpiqet të zbusë zemërimin ndaj komenteve mbi shiitët


Presidenti egjiptian Hosni Mubarak u përpoq ta zbusë zemërimin e shkaktuar nga komentet e tij të kohëve të fundit se myslimanët shiitë janë më besnikë ndaj Iranit se sa ndaj vendeve të tyre, duke shtuar se kishte patur parasysh vetëm besimin fetar.

Në një intervistë të botuar sot në gazetën zyrtare të vendit, zoti Mubarak thotë se me komentet e tij ai thjesht donte të paralajmëronte se uniteti dhe sovraniteti i Irakut ndodhet në rrezik.

Javën e kaluar, zoti Mubarak tha në një intervistë për televizionin al-Arabija se lufta civile në Irak kishte filluar më parë, mes shiitëve, sunive dhe kurdëve dhe luftëtarëve të huaj nga Azia. Presidenti egjiptian tha gjithashtu se Irani ka një ndikim të madh tek shumica e popullsisë shiite të Irakut.

Udhëheqësit irakianë dhe shiitët në mbarë rajonin, i hodhën poshtë komentet e zotit Mubarak dhe e akuzuan atë se ushqen tensionet sektare mes dy sekteve kryesore të fesë islamike. //ad//

XS
SM
MD
LG