Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni zhvillohen më 5 korrik


Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen më 5 korrik. Ljupço Jordanovski tha se të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament ranë dakort për këtë datë.

Njoftimi zyrtar pritet të jepet brenda kësaj jave. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni u zhvilluan në vitin 2002, një vit pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit që u dha fund luftimeve midis forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura shqiptare.

Marrëveshja garantoi shumicën e të drejtave shtesë që ata kërkonin për komunitetin e tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG