Lidhje

Kanceri i gjirit; Transplantimi i organeve; Vlerat e çajit jeshil


Kanceri i gjirit

Një studim i ri këtu në Shtetet e Bashkuara tregon se një ilaç që përdoret për kurimin e ostoporozës është gjithashtu i efektshëm për kurimin e kancerit të gjirit dhe me më pak ekefkte anësore se sa ilaçi që përdoret aktualisht për këtë sëmundje. Studjuesit e Institutit Kombëtar i Kancerit bënë të njohur dje se provat klinike me rreth 20 mijë gra të moshuara, treguan se ilaçi që përdoret për kurimin e ostoporozës, Raloksifeni, që njihet gjithashtu me emrin Evista, e pakësonte rrezikun e kancerit të gjirit 50 për qind më tepër se sa Tamoksifeni, ilaçi më i fundit kundër kancerit të gjirit. Tamoksifeni është ilaçi i vetëm i miratuar nga qeveria amerikane për bllokimin e kancerit të gjirit, megjithëse dihet se ndonëse rrallëherë, ai shkakton efekte të rënda anësore.

Transplantimi i zemrës

Në Shtetet e Bashkuara, prilli është shpallur muaji i kujdesit për të sëmurët që kanë nevojë për transplantim organesh. Sipas disa të dhënave, rreth 92 mijë amerikanë janë në nevojë për një organ të ri dhe të paktën 6 mijë vetë vdesin në pritje për transplantim, mes tyre 80 janë fëmijë nën 1 vjeç.

Nik e Nejt Draper lindën korrikun e vitit të kaluar. Menjëherë ata u diagnostikuan me një sëmundje të rrallë në zemër e quajtur kardio miopathi apo zmadhim i zemrës. Dhe që të jetonin, ata do të kishin nevojë për transplantim zemre. Nëna e tyre, Nikole thotë se gjendja ishte shumë e frikëshme. Fëmijë binjakë, që të dy me nevojë të domosdoshme për organ të ri. Dy ditë pas lindjes, foshnjet u dërguan në qëndrën mjekësore të universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, që njihet si një qëndrat më të mira për transplantim zemre në Shtetete Bashkuara.

Doktor Mark Plunket thotë se gjendja ishte shumë e vështirë dhe askush nuk e dinte nëse foshnjet do të jetonin derisa të gjendeshin organet. Pas 7 muajsh në spital, erdhi lajmi se një foshnje 4 muajsh, djalë nga Florida kishte vdekur dhe prindërit e tij, pavarësisht nga dhimbja për humbjen e rëndë, ranë dakord ta dhuronin zemrën e djalit të tyre. Prindërit e foshnjeve binjake u gëzua shumë nga ku lajm. Niku u fut në sallën e operimit, zemra e tij e sëmurë u hoq dhe u zëvëndësua me një zemër të re. Operacioni u krye me sukses, por si me të gjitha transplantimet, problemet dalin më vonë. Doktor Mark Plunket pranë universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, thotë se brenda 10 – 12 vjetëve, ky fëmijë, Niku, mund të ketë nevojë për një tjetër zemër të transplantuar. Doktor Plunket thotë se problemi kryesor në këto raste është kundërshtimi i organizimit ndaj organit të huaj. Dhe reaksione të tilla vazhdojnë t’i shqetësojë mjekët çdo ditë. Së shpejti, Nik Draper, del nga spitali dhe shkon në shtëpi për herë të parë në jetën e tij. Familjes Draper tani i duhet të presë për një tjetër zemër për djalin tjetër, Nejt, duke e ditur se ata mund të ndeshen me një prej vendimeve më të vështira që prindërve u duhet të marrin. Nëna e tij thotë se organet e Nejtit janë në gjendje të mirë dhe nëse atij i ndodh ndonjë gjë dhe vdes, ata do t’i dhurojnë organet e tij që dikush tjetër të vazhdojë të jetojë.

Ndërkohë, një grup shkencëtarësh po përpiqet për një përqasje ndryshe të problemit të sëmundjeve të zemrës.

Në universitetin e Kolorados, doktoresha Leslie Lieuand kryeson projektin Pajthon. Pajthon është një lloj gjarpëri zemra e të cilit zmadhohet pasi ha ushqim dhe zvogëlohet pas tretjes së ushqimit. Pra tek gjarpëri ndodh femonemi i kardio miopathisë. Mjekja Lieuland thotë se me informatat që ka grumbulluar dhe me kërkime më të thella shpreson t’u vijë në ndihmë njerëzve që vuajnë nga sëmundje të zemrës. Ajo thotë se gjarpërinjtë ashtu si dhe shumë kafshë të tjera kanë aftësi të mëdha rigjeneruese të organeve, aftësi shumë prej të cilave mund t’ i ketë patur edhe njeriu, por i ka humbur gjatë periudhës së evolucionit të tij. E fshehta e këtyre aftësive rigjeneruese e të tjera, thonë shkencëtarët, tek njeriu mund të gjendet në ADN. Me këtë ata kanë parasysh se 98. 5 përqind e kodid gjenetik të njeriut është ende i pa identifikuar, pra nuk dihet se çfarë roli luan dhe shkenca gjenetike ndodhet në hapat e parë të saj.

Vlerat e çajit jeshil

Për shekuj, çaji jeshil ka qënë mister. Tani vlerat e tij shëndetësore janë të njohura gjërësisht, dhe mbi 16 milionë amerikanë e përdorin atë çdo ditë. Sipas statistikave, amerikanët pijnë rreth 4.5 miliardë filxhane me çaj jeshil në vit. Çaji jeshil, përveç shijes së mire, përmban edhe antiokside që mbrojnë organizmin nga kimikate të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë plakjen. Sipas ekspertëve, pirja e çajit jeshil ndihmon edhe mirëmbajtjen e lëkurës së trupit, duke e bërë atë të duket e re dhe e shëndetëshme. Çaji jeshil gjithashtu ka të ngjarë se forcon kujtesën, tregojnë eksperimentet e kryera në laboratorin mjekësor pranë universitetit Newcastle. Mënyra më e mire për marrjen e dozave të përditëshme antiokside është nëpërmjet frutave dhe perimeve. Por çaji jeshil është mbi të gjitha, thonë ekspertët. Shitja e çajit jeshil zë ofro 13 përqind të tregut të çajit. Për shembull në kafenetë Starbaks, çaji jeshil përmban kalori të pakta. Një filxhan çaji jeshil me qumësht përmban sasi të barabarta antioksidesh me atë të lëngut të portokallit. Kërkesat për çaj jeshil dhe për ushqime të tjera me përmbajtje antioksidesh janë në rritje nga konsumatorët. Për shembulll karamelet e ëmbla pa sheqer e pa kalori tani shiten së tepërmi. Një karamele e tillë përmban sasi antioksidesh të barabartë me dy filxhane çaji jeshil. Tani çaji jeshil përzihet edhe me çokollatë të zezë dhe firmat kozmetike janë optimiste se ky lloj çaji e rinon njeriun, e bën të duket më i ri. Për shembull shkencëtarët në kërkimet e tyre kanë zbuluar se çaji jeshil përmban polithenol, substancë që ndihmon në pakësimin e rudhave të lëkurës të krijuara si rezultat qëndrimit në diell vazhdimisht e për një kohë të gjatë. Çaji jeshil tani është bërë pjesë përbërëse e shumë prodhimeve kozmetike, përfshi kremrat e lëkurës, shampo e të tjera.

XS
SM
MD
LG