Lidhje

Ndalohen dy ndihmës të gjeneralit Ratko Mlladiç


Njoftimet nga Beogradi bëjnë të ditur se autoritetet në kryeqytetin serb kanë ndaluar dy ndihmës të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Njoftimet bëjnë të ditur se autoritetet do të mbajnë në gjendje arresti Stanko Ristiç, pilot helikopteri në pension, dhe të birin e tij], Pedrag, për sa kohë që vazhdojnë hetimet.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka ngritur akuza kundër gjeneralit Mlladiç për rolin e tij në sulmet ndaj civilëve dhe në masakrën e Srebrenicës gjatë konfliktit të Bosnje-Hercegovinës në vitet ’90.

Bashkimi Evropian i ka dhënë afat Serbisë dhe Malit të Zi deri më 30 prill për të arrestuar dhe ekstraduar Mlladiçin nëse dëshiron të vazhdojë bisedimet për forcimin e lidhjeve me bllokun evropian. //az//

XS
SM
MD
LG