Lidhje

Kryeministri irakian al-Xhafari lë të kuptohet se është i gatshëm të largohet nga posti


Kryeministri irakian, Ibrahim al-Xhafari, ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të largohet nga posti, duke krijuar mundësinë për zhvillimin e një votimi mbi një qeveri të re të bashkimit kombëtar, ndoshta brenda ditës së nesërme.

Zoti Xhafari tha dje në një fjalim televiziv se udhëheqësit e bllokut shiit duhet të vendosin se kë duan të shërbejë si kryeministër. Ai theksoi se nuk mund të pranojë të bëhet pengesë ose të duket si pengesë.

Deri tani, kundërshtimi i zotit al-Xhafari për të tërhequr kandidaturën ka bllokuar përpjekjet për formimin e një qeverie të bashkimit. Fraksionet kurde dhe suni thonë se ai duhet të japë dorëheqjen për shkak se nuk ka bërë sa duhet për të ndalur dhunën sektare.

Një anëtar i Aleancës Irakianët e Bashkuar tha se votimi në bllok për kryeministër do të zhvillohet së shpejti. Pas këtij njoftimi, kryetari i përkohshëm i parlamentit tha se tani beson që ligjvënësit mund të bien në ujdi për një qeveri kur parlamenti të mblidhet nesër.

XS
SM
MD
LG