Lidhje

Policia qëllon mbi protestuesit në Katmandu


Në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, të paktën 100 vetë u plagosën në përleshjet me policinë ndërkohë që më tepër se 100 mijë protestues marshuan kundër Mbretit Gyanendra pa përfillur ndalimqarkullimin dhe urdhërat për të qëlluar pa paralajmërim.

Mjekët thanë se shumica e të plagosurve u dëmtuan nga gazi lotsjellës ose gjatë pështjellimit të turmës, por disa prej tyre kishin plagë të shkaktuara nga plumbat. Policia hapi zjarr dhe përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve që marshonin drejt pallatit mbretëror të mbrojtur nga roje të shumta. Shërbimi i telefonisë celulare u ndërpre, kur protestat morën hov.

Po sot, aleanca e opozitës e përbërë nga shtatë parti, zhvilloi një takim dhe hodhi poshtë planin e Mbretit Gyanendra për rivendosjen e demokracisë. Në një fjalim të mbajtur dje para vendit, mbreti i kërkoi aleancës së opozitës që të emërojë një kryeministër dhe deklaroi se do të rivendosë sa më shpejt demokracinë shumëpartiake. Partitë thonë se duan të zgjedhin një asamble kushtetuese dhe të hartojnë një kushtetutë të re, e cila ose do ta eliminonte fare monarkinë, ose do ta bënte mbretin një figurë thjesht ceremoniale. //rd//

XS
SM
MD
LG