Lidhje

Fondi Monetar Ndërkombëtar propozon ndryshime strukturore


Fondi Monetar Ndërkombëtar propozoi disa reforma strukturore që synojnë të rrisin aftësinë e tij për t'ju përgjigjur krizave në ekonominë botërore që po ndryshon me shpejtësi. Reformat e propozuara përfshijnë shtimin e rolit të vendeve që po dalin si tregje të reja në procesin e vendimmarrjes së Fondit. Fondi Monetar, i cili përbëhet nga 184 vende anëtare po u jep fund takimeve të pranverës këtu në Uashington.

Në vitet e fundit takimi vjetor i huadhënësve kryesorë ndërkombëtarë ka qënë skenë e protestave të shumta. Shqetësimet e protestuesve për borxhet, varfërinë dhe tregëtinë e pabarabartë janë probleme të vjetra. Por një çështje relativisht e re është struktura dhe roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Peter Kenen, profesor i ekonomisë në Universitetin Princeton thotë se Grupi i 7shes që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Japononë, Gjermaninë, Francën, Kanadanë dhe Italinë, tani për tani kontollojnë më shumë se 40 përqind të votave në këtë institucion të përbërë nga 184 vende anëtare. "Ka vende si Kina përshembull, që kanë fuqi votuese të barabartë me atë të Belgjikës, dhe kjo nuk ka kuptim", thotë Kenen. Si rezultat, ekonomitë në ngritje si India, Brazili, Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut janë të pa përfaqësuara sa duhet për çështje që ndikojnë tek një numër i madh njerëzish.

Disa thonë se Banka Botërore dhe FMNja të cilat shpesh propozojnë zgjidhje për probleme ekonomike të vendeve në zhvillim, duhet të jenë të përfshira edhe në çështje ekonomike me të cilat përballen vendet e mëdha industriale. William Cline ka punuar si specialist në Institutin e Ekonomisë Ndërkombëtare në Washington."Kemi nevojë për një ndërmjetës të drejtë që t’u kërkojë Shteteve të Bashkuara të eliminojnë deficitin buxhetor, t’u kërkojë Kinës dhe vendeve të tjera aziatike të lejojnë vlerësimin e parasë së tyre në mënyrë që të kemi një ekuacion më të drejtë në tregëti".

FMN-ja dhe Banka Botërore do të punojnë gjithashtu për çështje të njohura si dallimet midis vendeve të pasura dhe të varfëra. Colin Bradford është specialist i ekonomisë globale në Institutin Brookings. "Gjithnjë e më shumë njerëz janë të shqetësuar rreth faktit se tre miliardë banorë jetojnë me dy dollarë në ditë ose më pak në këtë botë prej 6 miliardë njerëzish". Dhe Bradford thotë se ka kërcënime të tjera për ekonominë botërore. "Jetojmë në një botë ku stabiliteti financiar duket i kërcënuar nga pabarazia tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës nga njëra anë dhe çmimeve të naftës nga ana tjetër".

Çmimet gjithnjë në rritje të naftës përbëjnë një sfidë të dyfishtë për ekonominë botërore. Jo vetëm që ato mund të kontribuojnë në inflacion, thotë Rodrigo de Rato, drejtor manaxherial i FMNsë, por ato mund të krijojnë rënie ekonomike. "Sot jetojmë në një botë ku rënia ekonomike duket e pamundur por jo shumë kohë më parë dukej shumë e mundur dhe disa nga rreziqet me të cilat përballet bota sot mund të nxisin rënien ekonomike prandaj të gjithë ne duhet të përpiqemi ta shmangim atë". De Rato thotë se po propozon ndyshime të rëndësishme brenda FMN-së që pasqyrojnë mjete shumëpalëshe për të zgjidhur problemet globale. //rd//

XS
SM
MD
LG