Lidhje

Irak: 14 të vrarë dhe mbi 80 të plagosur në Bagdad


Një seri shpërthimesh me bomba dhe të shtëna armësh sot në Bagdat shkaktuan të paktën 14 të vrarë dhe mbi 80 të plagosur.

Shtatë shpërthime bombash tronditën kryeqytetitn dhe shkaktuan të paktën 8 të vrarë. Bombat shpërthyen afër ministrisë së shëndetsisë, një universiteti dhe në pjesë të tjera të qytetit.

Edhe 6 irakianë të tjerë humbën jetën nga të shtënat e armëve. Këto shpërthime ndodhën ndërkohë që kryeministri i Irakut Xhavad al-Maliki po punon për krjimin e një qeverie të bashkimit kombëtar.

Po sot, gjyqi i Sadam Huseinit dhe 7 të pandehurve të tjerë rifilloi për pak kohë. Në gjyq u dëgjua një regjistrim në të cilin Sadam dhe të pandehurit me sa dukej po diskutonin planet rreth shtypjesë së shiitëve në fshatin Duxhail në vitin 1982. Gjyqi do të vazhdojë më 15 maj.

XS
SM
MD
LG