Lidhje

Kryeministri i ardhshëm i Irakut, al-Maliki, zhvillon bisedime me klerikët shiitë të vendit


Kryeministri i ardhshëm i Irakut, Nuri al-Maliki, i cili synon të krijojë qeverinë e re brenda pak javësh, zhvilloi bisedime me klerikët më me peshë shiitë të vendit.

Zoti Maliki u takua dje në Naxhaf me klerikun më të lartë shiit të Irakut, Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani, i cili bëri thirrje për shpërndarjen e të gjitha milicive të vendit. Ajatollah al-Sistani tha se armët duhet të jenë vetëm në duart e forcave qeveritare të sigurimit.

Pas bisedimeve me klerikun radikal shiit, Moktada al-Sadër, kryeministri i ardhshëm tha se milicitë duhet të integrohen në forcat e armatosura irakiane.

Zoti al-Maliki, i cili ka afat deri më 21 maj për të emruar kabinetin e tij, tha se po punon për formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar që do të përfshijë të gjitha grupet fetare dhe etnike të Irakut.

XS
SM
MD
LG