Lidhje

Parlamenti miraton komisionin hetimor për Prokurorin Sollaku


Sot në Shqipëri parlamenti miratoi përbërjen e Komisionit hetimor për veprimtarinë e Prokuorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Komisioni do të përbëhet nga 13 anëtarë nga të cilët 6 të opozitës. Kryetar i komisionit do të jetë deputeti demokrat Astrit Patozi.

Opozita e cila paraqiti sot emrat e përfaqësuesve të saj deklaroi se ka mbledhur firmat e duhura për t'u ankuar në gjykatën kushtetuese. Opozita e ka konsideruar ngritjen e Komisionit dhe procedurat e ngritura si shkelje të kushtetutës. Sipas saj, komisioni hetimor nuk mund të hyjë në gjykimin e çështjeve të trajtuara nga prokurorët, pasi kjo është një kompetencë vetëm e gjykatave.

Edhe Prokurori i Përgjithshëm Sollaku e ka konsideruar ngritjen e Komisionit një farsë dhe shkelje të hapur të kushtetutës. Kryeprokurori Sollaku akuzohet nga e djathta për të paktën 83 raste të mos-zbulimit të autorëve të disa vrasjeve të bujshme, për mos-hapjen e hetimeve pas kallzimeve të Komisionit të Lartë të Shtetit apo për mbyllje të hetimeve.//rd//

XS
SM
MD
LG