Lidhje

OKB-ja shqyrton trajtimin e të burgosurve nëpër botë nga ana e Shteteve të Bashkuara


Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Torturat po shqyrton trajtimin e të burgosurve nëpër botë nga ana e Shteteve të Bashkuara, një ekzaminim i tillë i parë që kur Washingtoni filloi atë që cilësohet si lufta kundër terrorit.

Në një seancë dëgjimore në Gjenevë, ndihmës sekretari i shtetit për të drejtat e njeriut Barry Lowenkrov i tha sot komisionit se Amerika i kundërshton torturat kudo që ato ndodhin. Zyrtarë të tjerë dëshmuan se ndërsa ka pasur disa raste tëp izoluara abuzimesh, ato nuk mund të konsiderohen sistematike.

Seanca dëgjimore e planifikuar për sot dhe të hënën janë të parat për rekordet e Uashingtonit për torturat që kur Shtetet e Bashkuara ndëmorrën luftën kundër terrorizmit. Komisioni i Kombeve të Bashkuara pritet të përqëndrohet në interpretimin e torturës nga ana e Uashingtonit, politikat e tij të burgimit dhe ekzistencën e burgjeve sekrete. Seanca dëgjimore zhvillohet disa ditë pasi Parlamenti Evropian filloi hetimin e akuzave se CIA ka trasportuar ilegallisht terroristë të dyshuar në kontinentin evropian. Grupe të të drejtave të njeriut thonë se disa të ndaluar janë dërguar në burgje sekrete në Evropën Lindore ku janë torturuar. //rd//

XS
SM
MD
LG