Lidhje

Z.Jesen-Petersen takohet me zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Uashington


Administratori i Kosovën Soren Jesen Petersen, u takua të mërkurën me ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, Daniel Fried dhe me ndihmës-nën-sekretaren e shtetit Rosemary DiCarlo për të diskutuar mbi vazhdimin e mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar për administratën e UNMIK-ut në Kosovë.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zëri të Amerikës se në këto takime u theksua se qeveria e përkohshme e Kosovës duhet të vazhdojë të punojë për krah UNMIK-ut gjatë procesit të statusit, për të zbatuar standardet për Kosovën dhe për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe shumë-etnike.

Ndërkohë, zëvëndëskryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës Albert Rohan, i cili u takua sot në Prishtinë me delegacionin e Kosovës në bisedimet e statusit si dhe me përfaqësues të pakicës serbe, u tha gazetarëve pas këtyre takimeve se çështja e komunave të reja që kanë shumicë serbe apo përfshirja e tyre në komunat ekzsituese do të shqyrtohet me hollësi për të parë nëse zonat e banuara nga pakica serbe mund të përfshihen në komunat eksituese apo nëse mund të krijohen komuna të reja aty ku ka popullsi të mjaftueshme. //ad//

XS
SM
MD
LG