Lidhje

Beogradi kërkon që bisedimet për Kosovën të jenë më zyrtare


Autoritetet serbe po bëjnë thirrje që bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për Kosovën të jenë më zyrtare dhe të përqendrohen në statusin e saj të ardhshëm.

Një nga anëtarët e delegacionit serb, Leon Kojen, u tha gazetarëve në Beograd se Presidenti i Serbisë, Boris Tadic dhe Kryeministri Vojislav Koshtunica e shprehën këtë pikpamje në një letër drejtuar gjashtë vendeve që ndjekin gjendjen në Kosovë. Në letër thuhet se një proces zyrtar negociatash do të ishte më i efektshëm dhe do të sillte një marrëveshje për përcaktimin e statusit.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë njoftuar pak përparim në bisedimet që filluan në muajin shkurt.//ii

XS
SM
MD
LG