Lidhje

Guantanamo: Të burgosurit përleshen me rojet që përpiqeshin të pengonin një vetvrasje


Zëdhënësi i bazës, komandanti Robert Durand, tha sot se të burgosurit sulmuan rojet me ventilatorë, tela elektriku dhe mjete të tjera rethanore.

Komandanti Durand tha se rojet parandalun vetvrasjen e djeshme dhe i transferuan të burgosurit që morën pjesë në përleshje në një burg më të kontrolluar. Përleshjet u kryen në të njejtën ditë pasi tre të burgosur të tjerë u përpoqën të vrisnin veten duke marrë doza të mëdha ilaçesh.

Komandanti Durand tha se asnjë nga vetvrasjet nuk u krye. Ai tha se ka patur 39 raste tentativash për vetvrasje që kur u hap kampi i Guantanamos në vitin 2002.

Shtetet e Bashkuara mbajnë në Guantanamo rreth 460 vetë të burgosur që dyshohen për veprimtari terroriste ose si luftëtarë të Talebanit në Afgansitan.//ii

XS
SM
MD
LG