Lidhje

Forcat irakiane do të fillojnë të marin përsipër sigurinë


Kryeministri i Irakut Nuri Al-Maliki thotë se deri në fund të vitit forcat irakiane do të marrin nën kontroll gjendjen e sigurisë nga trupat e huaja, në pjesën më të madhe të vendit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin britanik Tony Blair në Bagdad, zoti Maliki tha se dorëzimi i sigurisë do të fillojë me dy provinca muajin e ardhshëm.

Ai tha se gradualisht, edhe në provinca të tjera, siguria do t’u transferohet forcave irakiane, me përjashtim të Bagdadit dhe al-Anbarit, ku ka patur më shumë raste dhune.

Kryeministri Bler tha se qeveria e re irakiane e unitetit është një fillim i ri për vendin. Ai shtoi se lufta në Irak po merr një kohë më të gjatë dhe ajo po zhvillohet më e ashpër nga sa ishte parashikuar.

Gjatë vizitës së paparishkuar të zotit Bler në Bagdad të hënën, dy sulme vetëvrasëse me bombë lanë të vrarë të paktën 6 vetë.
XS
SM
MD
LG