Lidhje

Partitë pro-serbe në Mal të Zi, ankesë zyrtare për parregullsitë e referendumit për pavarësinë


Një koalicion partish pro-serbe në Mal të Zi paraqiti ankesë zyrtare për parregullsitë e referendumit të së djelës për shpalljen e pavarësisë nga bashkimi me Serbinë.

Koalicioni pro-serb kërkon përsëritjen e votimit në mbi 100 qendra, në të cilat kanë votuar rreth 120 mijë persona.

Referendumi u miratua me një diferencë prej 2 mijë e 100 votash. Udhëheqësi i fraksionit kundër pavarësisë, Predrag Bulatoviç, paralajmëroi për ato që ai i quajti pasoja negative, në se nuk hetohen parregullsitë e njoftuara.

Zoti Bullatoviç tha se mijëra votues që mbështetën pavarësinë, nuk duhet të kishin marrë pjesë në votim pasi jetojnë jashtë Malit të Zi. Vëzhguesit thonë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e kanë cilësuar votimin të lirë dhe të drejtë.//lk

XS
SM
MD
LG