Lidhje

Raport i Departamentit të Shtetit mbi Trafikun e Qenieve Njerëzore


Departamenti amerikan i Shtetit botoi raportin për trafikun e qenieve njerëzore, duke akuzuar 12 vende se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar skllavërinë moderne.

Në raport veçohet Gjermania si organizatore e Kupës së Botës. Ky vend vlerësohet përgjithësisht lart, por raporti i bën thirrje zyrtarëve gjermanë të marrin masa për të ndërprerë trafikun e industrisë së seksit gjatë kampionatit botëror. Në Gjermania, prostitucioni është i ligjshëm, por zyrtarët gjermanë thonë se prostitucioni i detyruar ndërshkohet.

Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha se gjithë vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duhet të respektojnë të njejtat standarte të larta të kodit moral. Tre nga 12 vendet të cilësuar si vendet më problematike, janë në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite, Irani dhe Siria. Katër janë në Azi, Koreja e Veriut, Laosi, Birmania dhe Uzbekistani. Dy janë në Afrikë dhe dy janë në Amerikën Latine.

Vendet në raport klaifikohen në tri grupe. Shqipëria ruajti vendosjen në Grupin 2, si vende që nuk përmbush plotësisht standartet minimale, por që bën përpjekje domethënëse për t’i përmbushur ato. Për të lexuar raportin e plotë në shqip klikoni në të djathtë.

XS
SM
MD
LG