Lidhje

Presidenti Bush i bën thirrje Kongresit të miratojë projektligjin për imigracionin


Presidenti Bush i bëri përsëri thirrje Kongresit që të miratojë një projekt-ligj përfundimtar për reforma rrënjësore në imigracion.

Presidenti Bush tha sot në shtetin amerikan të Nju Meksikos, në afërsi të Meksikës, se imigracioni i paligjshëm është një problem serioz për Shtetet e Bashkuara. Ai thotë se Kongresi duhet të miratojë fonde për rritje dramatike të forcave njerëzore dhe përmirësimin e teknologjisë për ruajtjen e kufirit.

Presidenti Bush tha se punëdhënësit do të konsiderohen përgjegjës për personat që punësojnë. Ai bëri thirrje për dokumente identifikimi të pafalsifikueshme për imigrantët dhe që punëdhënësit të krijojnë një bazë të detyrueshme të dhënash për verifikimin e identitetit të punonjësve.

Ai bëri gjithashtu thirrje për një program sezonal punësimi për imigrantët dhe për t’u dhënë një shans për marrjen e shtetësisë për miliona imigrantët që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara. Republikanët konservatorë janë kundër dhënies së shansit për imigrantët e paligjshëm për shtetësinë amerikane, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte amnisti.//lk

XS
SM
MD
LG