Lidhje

Ministrat e Financave të G-8ës diskutojnë ndikimin e çmimeve të energjisë në ekonomi


Ministrat e financave nga vendet e grupit të tetëshes po takohen në Shën Petersburg sot për të debatuar mënyrën për të mbrojtur rritjen ekonomike globale nga rritja e çmimeve të naftës dhe inflacioni.

Sipas projekt-deklaratës që pritet të publikohet në mbyllje të bisedimeve dyditore ministrat e financave besojnë se rritja e ekonomisë globale është e fortë dhe po bëhet me një bazë më të gjerë. Megjitahtë, çmimet e larta dhe të paqëndrueshme të energjisë e vënë këtë rritje në rrezik. Në deklaratë shprehen gjithashtu shqetësime rreth asaj që ministrat e financave e quajnë mosbalanca ekonomike, që ka të bëjë me monedhën e dobët amerikane dhe me sufiçitin tregëtar kinez.

Rusia e cila nuk ka ende status të plotë në grupin e tetëshes, është do të jetë mikëpritësja e takimit të nivelit të lartë të G-8 në korrik dhe ka vënë energjinë në krye të rendit të ditës. Rusia është bërë një nga furnizueset kryesore të naftës dhe gazit natyror në një kohë kur çmimet e energjisë kanë arritur nivele rekord. //rd//

XS
SM
MD
LG