Lidhje

Ahtisari: Është bërë përparim në bisedimet për Kosovën


Kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, pohoi sot në Prishtinë se beson se është bërë përparim në bisedimet për Kosovën sepse për gjithkënd është tashmë shumë më e qartë se cilat janë qëndrimet.

Zoti Ahtisari pohoi gjithashtu se dy grupe ekspertësh do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin javët e ardhshme për dy cështje të ndryshme, për decentralizimin dhe mbrojtjen e objekteve fetare. “Është e rendësishme ti tregohet komunitetit ndërkombëtar se të gjitha rrugët e negociatatve janë shfrytëzuar dhe se një proces i gjithanshëm është respektuar. Në këtë kontekst, u bëj thirrje udhëheqësve të Kosovës të jenë fleksibël dhe shpirgjerë në propozimet e tyre”.

Zoti Ahtisari thekosi gjithashtu se është thelbësore për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në institucione. “E bëra këtë thirrje përsëri sot në Mitrovicë ku i kërkova komuntietit serb të inkurajojë kandidatët e kualifikuar t’i bashkohen shërbimit policor të Kosovës dhe gjykatësit të jenë të gatshëm për të punuar në gjykata”. Zoti Ahtisari tha se do të konsultohet me Këshillin e Sigurimit në javën e parë të korrikut në mënyrë që pastaj palët të angazhohen në bisedimet për statusin.

XS
SM
MD
LG