Sot në komunën e Bujanocit, një ndër tri komunat e banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve për prefektin e kësaj komune.
Svetislav Stojmenoviç nga Partia Radikale Serbe dhe Nagip Arifi nga Partia për Veprim Demokratik konkuruan për votën e rreth 34 mijë qytetarëve.
Në raundin e parë të zgjedhjeve më 4 qershor në Bujanoc kishte pesë kandidatë nga të dyja palët. Vendvotimet për zgjedhjet e sotme mbetën të hapura deri në orën 20 të mbrëmjes.
Zgjedhjet për pushtetin komunal në Luginën e Preshevës janë të dytat me radhë që nga konflikti i armatosur në këtë rajon i cili përfundoi në maj të vitit 2001 me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. //rd//