Lidhje

Vritet udhëheqësi i kryengritësve çeçenë, Shamil Basajev


Një faqe e pavarur interneti e administruar nga separatistët çeçenë konfirmoi vrasjen e personit më të kërkuar nga Moska, udhëheqësit kryengritës çeçen Shamil Basajev.

Faqja elektronike Qendra Kavkaze e publikoi sot mesazhin, në të cilin theksonte se Basajevi u vra në një shpërthim aksidental në një kamion në republikën jugore të Ingushetisë. Mesazhi e cilësonte Basajevin si dëshmor.

Ky konfirmim u bë disa orë pasi kreu i agjencisë ruse të sigurimit njoftoi se forcat speciale ruse vranë famëkeqin Basayev në një operacion gjatë natës në Ingusheti. Zyrtarët thanë se një numër njerëzish u vranë kur një kamion i mbushur me lëndë plasëse shpërtheu para kohe. Thuhet se Shamil Basajevi ishte në një makinë aty pranë në momentin që shpërtheu kamioni.//lk

XS
SM
MD
LG