Lidhje

Tablete e re në ndihmë të pacientëve me virusin HIV dhe Sida


Qeveria amerikane miratoi zyrtarisht tabletën e parë me kombinimin e 3 ilaçeve kryesore kundër Sidës. Tableta, e quajtur Atripla, premton t’ua lehtësojë jetën pacientëve me HIV apo Sidë, të cilët më parë merrnin dhjetëra ilaçe në ditë.

Ilaçi i ri do të shfaqet së shpejti në farmacitë amerikane, dhe më pas do të dërgohet edhe në rreth 15 vende në zhvillim, pjesa më e madhe në Afrikë, ku Presidenti Bush ka premtuar një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara në luftë kundër Sidës.

Ky produkt i ri i farmaceutikës është shumë i mirëpritur si për punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe vetë pacientët. Studimet kanë treguar se shumë pacientë me Sidë apo Hiv nuk ishin në gjendje të respektonin regjimin e mjekimeve, si pasojë e numrit të madh të ilaçeve që duhet të merrnin. Sa më i vogël numri i ilaçeve të një kure, aq më e efektshme është kura në nivel komunitetesh të mëdha.

Në Shtetet e Bashkuara kostoja e kurës pritet të luhatet rreth 1 mijë deri në 1 mijë e 100 dollarë për muaj, por si rrjedhojë e angazhimit të donatorëve, kostoja për pacientët në vende më të varfra do të jetë shumë më e ulët. //rd//

XS
SM
MD
LG