Lidhje

Udhëheqësit e Kosovës thonë se do të marrin pjesë në bisedimet e Vjenës


Udhëheqësit më të lartë të Kosovës thonë se do të marrin pjesë në bisedimet e nivelit të lartë të organizuara nga Kombet e Bashkuara javën e ardhshme, për të diskutuar të ardhmen e Kosovës.

Serbia nuk ka deklaruar nëse do të marrë pjesë në bisedimet që pritet të zhvillohen më 24 korrik në Vjenë, siç njoftoi i dërguari i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisaari.

Në komentet që bëri sot, një zëdhënës i administratës së Kosovës tha se delegacioni qeveritar nuk do të kërkojë asgjë më pak se pavarësia e plotë për Kosovën.

Nga ana e tij, Beogradi deri tani ka ofruar alternativën e autonomisë së gjerë për Kosovën, por këmbëngul që ajo të mbetet pjesë e Serbisë. Ndërkaq nesër përfaqësues të të dyja palëve do të mblidhen në Vjenë në praninë e ndërmjetësve të Kombeve të Bashkuara për një raund tjetër bisedimesh paraprake në nivelin e grupeve të punës.//lk

XS
SM
MD
LG