Lidhje

SHBA vëzhgojnë me kujdes gjendjen në Kubë


Administrata e presidentit Bush thotë se po e vëzhgon me kujdes gjendjen në Kubë, pasi presidenti Fidel Katro ia kaloi përkohësisht pushtetin vëllait të tij, ndërkohë që i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se zyrtarët amerikanë nuk do të spekullonin rreth shëndetit të zotit Kastro. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë për lirinë në Kubë.

Zoti Katsro lëshoi një deklaratë, ku thuhet se dorëzimi i pushtetit është i përkohshëm. Në deklaratë thuhet se udhëheqësi kuban iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, pasi kishte pësuar hemoragji gastrointestinale, e shkatuar nga stresi. Ai pritet të pushojë për disa javë.

Kjo është hera e parë gjatë 47 vjetëve në krye të vendit, që zoti Kastro heq dorë nga pushteti. Vëllai i Kastros, Raul Castro, është caktuar të jetë edhe pasuesi i tij për postin e presidentit edhe atë të udhëheqësit të Partisë Komuniste të vendit, derisa zoti Kastro të shërohet pas operimit.

Ndërkohë, në Majami të Floridës të mërguar politikë kubanë po e festojnë lajmin për sëmundjen e Fidel Kastros, duke kërcyer nëpër rrugë, në lagjen Havana e Vogël.

Kush është Raul Kastro?

Vëllai më i vogël i presidentit kuban Fidel Kastro, ka punuar prej kohësh në hije, por sëmundja e presidentit e ka nxjerrë Raul Kastron në qendër të vëmendjes.

Televizioni kuban ndërpreu mbrëmë papritur programin e zakonshëm, për të lexuar një deklaratë të Fidel Kastros për kalimin përkohësisht të pushtetit tek vëllai i rij Raul. 75 vjeçari Raul Kastro nuk njihet për oftësi oratorike si vëllai i tij, por ka qënë prej dekadash një prej figurave udhëheqëse të vendit.

Vëllezërit Kastro kanë lindur në rajonet lindore të Kubës, në një familje latifondistësh spanjollë. Përveç lidhjeve familjare, Rauli fitoi besimin e vëllait të tij më të madh gjatë revolucionit kuban, kur ata udhëhoqën luftën e suksesshme guerrilase kundër diktatorit Gulgencio Batista dhe në vitin 1959 morrën pushtetin në Havanë.

Dikur udhëheqës i rinisë komuniste, Raul Kastro tani mban disa poste. Ai është ministër i Mbrojtjes, Nënsekretar i parë i Partisë Komuniste dhe Nënpresidenti i parë i Këshillit të Shtetit, organi më i lartë qeverisës në Kubë.//lk

XS
SM
MD
LG