Lidhje

Vazhdon vala e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara


Miliona vetë në Shtetet e Bashkuara po kalojnë një ditë të dytë me të nxehtë të padurueshëm. Metereologët thonë se temperaturat do të arrijnë në rreth 38 gradë celcius në një pjesë të madhe të zonës lindore të Shteteve të Bashkuara, si dhe në shtetet qendrore Oklahoma dhe Mizuri.

I nxehti rëndohet edhe më tepër nga lagështia e ajrit që i bën temperaturat të shkojnë deri në 46 gradë celcius. Këto kushte kanë çuar në një rritje të kërkesës për energji elektrike, pasi konsumatorët kanë rritur përdorimin e kondicionerëve për të përballuar të nxehtin. Shumë qytete kanë vënë në zbatim masa të ndryshme, si shuarjen e disa pajisjeve të panevojshme, për të kursyer energjinë.

XS
SM
MD
LG