Lidhje

Analiza e dytë për drogë e fituesit të Turneut të Francës del pozitive


Analiza e dytë e drogës për çiklistin amerikan fitues të Turneut të Francës Floyd Landis doli pozitive për nivele anormale të testosteronit.

Ekipi Fonak i çiklizmit e përjashtoi atë pas rezultateve të njoftuara sot në Paris nga Shoqata Ndërkombëtare e Çiklizmit.

Fitorja mahnitëse e çiklistit Landis ka qënë nën retë e dyshimit që kur analistat e para treguan nivel të lartë të testrosteronit pas fazës së 17të në Turneun e Francës.

Landis nxorri një deklaratë sot ku thotë se është i pafajshëm dhe se do ta provojë pafajësinë e tij.

Çështja do t’i kalojë tani Agjencisë amerikane të Dopingut e cila do të dojë disa javë të marrë vendimin përfundimtar mbi këtë çështje.

30 vjeçarit Landis mund t’i hiqet titulli i kampionit duke u bërë kështu i pari rast në histori që skualifikohet për përdorim të dopingut. Fituesi i vendit të dytë Oscar Pereiro i Spanjës mund të shpallet fitues.

XS
SM
MD
LG