Lidhje

Senatori Liberman humb në zgjedhjet brenda partisë ndaj një rivali të panjohur në skenën politike


Senatori veteran, Joe Liberman, humbi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate për kandidat të shtetit Connecticut për në senatin amerikan ndaj rivalit të tij të panjohur në politikë, i cili e mbështeti fushatën në një platformë kundër luftës.

Analistët politikë e komentojnë fitoren e djeshme të milionerit nga Connecticuti, Ned Lamont, si një referendum për luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Senatori Lieberman, i cili ka shërbyer për tri mandate në Senatin amerikan, është kritikuar nga anëtarët e partisë së tij se ka mbrojtur luftën në Irak dhe se ka mbajtur anën e Presidentit Bush në politikën e jashtme.

Nga ana e tij, zoti Lamont e akuzoi senatorin gjatë fushatës si mbështetës dhe inkurajues të Presidentit Bush. Ai u bëri thirjre vazhsimisht votuesve të Connecticut-it që t’i dërgonin Washingtonit dhe gjithë vendit një mesazh të fortë kundër luftës.

Në fjalimin e fitores mbrëmë, Ned Lamont, paralajmëroi se mbajtja e një numri të madh trupash amerikane në Irak nuk është strategji e përshtatshme për fitore.

XS
SM
MD
LG