Lidhje

Britania: prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht të dyshuarit


Sekretari i Brendshëm britanik John Reid tha se policia beson se ka prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht të dyshuarit e përfshirë në komplotin për të hedhur në erë avionët me destinacion për në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur sot për televionin amerikane ABC, Sekretari Reid tha se nga hetimi janë nxjerrë “materiale të bollshme” për prokurorët e kriminalistikës. Ai nuk dha hollësi, por shtoi se akuzat për terrorizëm do të ngrihen brenda pak ditësh kundër disa prej 23 të dyshuarve. Zoti Reid nuk pranoi të konfirmonte një njoftim të gazetës The Sunday Times që citon zyrtarë të lartë të policisë të kenë thënë se akuzat do të ngrihen ndaj më shumë se gjysmës së të dyshuarve. Artikulli thotë se materialet e mara përfshijnë pajisjet për prodhimin e bombave, kimikate, një shumë e madhe parash dhe dokumentacion i rëndësishëm.

Shumë nga të dyshuarit mund të mbahen deri të mërkurën para se prokurorët të kthehen në gjykatë për të kërkuar leje për zgjatjen e mbajtjes së tyre nën arrest.

XS
SM
MD
LG