Lidhje

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Senatit amerikan viziton Shqipërinë


Kryetari i Komisionit të jashtëm të Senatit Amerikan, Senatori Riçard Lugar po takohet gjatë një vizite zyrtare në Tiranë me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Ai u takua të enjten me kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Alfred Moisiu dhe diskutoi për reformat politike e ushtarake që po ndjek vendi me ambicje të mëdha për integrim në strukturat euro-atlantike. Senatori Lugar u takua edhe me ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe për reformat e kryera në Forcat e Armatosura Shqiptare dhe bashkëpunimin me ushtrinë amerikane. Sipas njoftimeve zyrtare nga takimi, Senatori Lugar u interesua në mënyrë të vecantë për ecurinë e projektit “Nun dhe Lugar” dhe për zbatimin nga Shqipëria të Konventës së Hagës kundër armëve kimike. Senatori Lugar cilësoi si shumë pozitive kontratën më të fundit mes qeverisë shqiptare dhe Kompanisë Lockehed Martin, që do të afrojeë akoma edhe më shumë Shqipërinë me standartet e NATO-s, duke dhënë dhe një kontribut të madh në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. Ministri shqiptar i mbrojtjes, Fatmir Mediu vlerësoi si shumë frytdhënës bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA për modernizimin e Forcave të armatosura, trajnimin e ushtarakeve si dhe pjesëmarrjen shqiptare në operacionet ndërkombëtare paqeruajtëse, duke përfshirë edhe operacionin “Liria e Irakut”.
XS
SM
MD
LG