Lidhje

SHBA nuk reaguan ndaj njoftimeve se Irani përuroi një uzinë të re bërthamore


Shtetet e Bashkuara nuk reaguan ndaj njoftimeve se Irani përuroi një uzinë të re bërthamore për prodhimin e ujit të rëndë por thanë se vazhdojnë të konsultohen me aleatët.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha dje se konsultimet janë përqendruar tek përgjigja e Teheranit ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit e cila i kërkon Iranit të pezullojë pasurimin e uraniumit përndryshe mund të përballet me sanskione.

Ajo tha se të gjitha vendet kanë objektivin e përbashkët për të mos e lejuar Iranin të zotërojë aftësi për prodhimin e armëve bërthamore.

Por Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania jo gjithnjë kanë qenë dakord lidhur me rrugët për arritjen e këtij objektivi.

Dje, Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad foli në inagurimin e uzinës së ujit të rëndë në jugperëndim të Teheranit, ku tha se Irani nuk do t’ja heqë vetes të drejtën për të zhvilluar teknologji bërthamore.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë e akuzojnë Iranin se përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e mohon. //ii

XS
SM
MD
LG