Persona të armatosur në Serbinë jugore vranë një kandidat për në zgjedhjet bashkiake dhe plagosën të paktën një person tjetër gjatë zgjedhjeve në rajonin e Sanxhakut me popullsi kryesisht muslimane.
Nga të shtënat e armëve nga një veturë që kalonte aty pranë u vra Ruzdija Duroviç dhe u plagos një i afërm i tij. Sulmi ndodhi dje afër një qendre votimi në Pazarin e Ri, rreth 175 kilometra në jug të kryeqytetit Beograd.
Ruzdija Duroviç ishte kandidat i koalicionit Lista e Sanzhakut për këshillin bashkiak të qytetit. Ky koalicion akuzoi partinë rivale Demokratike të Sanzhakut për organizimin e sulmit.
Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Sanxhakut e hodhi poshtë këtë akuzë dhe fajësoi koalicionin rival për nxitjen e dhunës. Ai tha se partia e tij do të tërhiqet nga zgjedhjet.
Sot policia në Novi Pazar njoftoi për arrestimin e 2 të dyshuarve dhe po kërkojnë për të paktën një person tjetër.