Lidhje

Bush dhe Tadiç takohen në Nju Jork


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, u takua shkurtimisht me presidentin Bush, ndërkohë që të dy udhëheqësit morën pjesë të martën në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zyrtarët serbë thanë se zoti Tadiç i tha Presidentit Bush se është i vendosur ta bëjë Serbinë forcë paqeje dhe qëndrueshmërie në rajonin e Ballkanit, por se Serbia vazhdon të kundërshtojë ashpër çdo hap drejt pavarësisë së Kosovës.

Këshilltarë të zotit Tadiç citojnë Presidentin Bush të ketë thënë se është plotësisht në dijeni të qendrimit të Serbisë lidhur me çështje të stabilitetit rajonal. Udhëheqësi serb u takua kohët e fundit këtu në Washington me Sekretaren e Shtetit Kondolisa Rajs, Këshilltarin e Sigurimit Kombëtar, Stivën Hadli, dhe me nën-presidentin Dick Çejni.

XS
SM
MD
LG