Lidhje

Tre miliardë dollarë për Iniciativën  Globale të Presidentit Klinton


Miliarderi britanik Richard Branson premtoi tre miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të luftuar ngrohjen globale.

Pronari i kompanisë "Virgin Group" njoftoi vendimin e tij sot në një konferencë bamirësie të organizuar nga ish presidenti Bill Klinton në Nju Jork. Branson tha se fitimet nga sektori ajoror dhe i transportit të kompanisë "Virgin" do të financojnë kontributin.

Zoti Klinton drejton "Iniciativën Globale" çdo vit për të grumbulluar fonde dhe ide për të ndalur varfërinë, konfliktet etnike dhe fetare, problemet shëndetësore globale dhe ndryshimin e klimës.

Këtë vit, ish presidenti iu drejtua krerëve, ish krerëve të shteteve, udhëheqësve të biznesit dhe Zonjës së Parë, Laura Bush.

Dje, zojna Bush njoftoi një kontribut prej 10 milionë dollarësh të qeverisë amerikane për të shpërndarë sisteme pompash uji në Afrikën nën Sahariane.

XS
SM
MD
LG