Lidhje

Sekretarja Rajs vazhdon turneun në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs u bëri thirrje fraksioneve rivale palestineze t’u japin fund luftimeve vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Zonja Rajs tha sot në qytetin saudit të Jedas, se si pasojë e luftimeve mes grupeve rivale Fatah dhe Hamas janë vrarë palestinezë të pafajshëm. Mbrëmë vonë zonja Rice zhvilloi bisedime në Jedah, me Mbretin Adbullah të Arabisë Saudite.

Qyteti i Jedah-s ishte ndalesa e parë e turneut të zonjës Rajs në Lindjen e Mesme, që synon gjetjen e mënyrave për rifillimin e procesit të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Sot zonja Rajs ndodhet në Kairo, për t’u takuar me ministrat e jashtëm të Egjiptit, Jordanisë dhe Këshillit 6-palësh të Bashkëpunimit të Vendeve të Gjirit. Ajo do të zhvillojë bisedime të veçanta me Presidentin egjiptian Hosni Mubarak. Zyrtarët arabë pritet t’u kërkojnë Shteteve të Bashkuara rifillimin e shpejtë të bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezëve.//lk

XS
SM
MD
LG