Lidhje

Projektligj në Senat në mbështetje të zgjerimit të Natos me vende të reja demokratike


Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit amerikan, Richard Lugar paraqiti një projektligj në Senat, i cili synon të ritheksojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e Natos me vende të reja demokratike.

Projektligji bën thirrje për pranimin e shpejtë në Nato të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Gjeorgjisë, si dhe dhënien e ndihmave në fushën e sigurimit këtyre vendeve për vitin 2007. Duke paraqitur projekt ligjin, Senatori Lugar tha se anëtarësimi i këtyre katër vendeve do të përbënte një sukses për Evropën, Naton, dhe Shtetet e Bashkuara, duke e zgjeruar më tej zonën e paqes dhe te sigurisë. Së bashku me Senatorin Lugar, si bashkë-paraqitës të projekt ligjit janë edhe senatorët John MacCain, Joseph Biden, Bill Frist dhe Gordon Smith. Projekt ligji ndodhet për shqyrtim në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

XS
SM
MD
LG